Njoftim mbi Ruajtjen e Privatësisë

    Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë suaj ju tregon se çfarë duhet të prisni kur DEKRA Akademie sh.p.k. të mbledhë të dhënat tuaja personale. Kjo vlen për informacionin e mbledhur në lidhje me:

    • klientët;

    • punëmarrësit dhe ish-punëmarrësit;

    • kandidatët për punësim;

    • vizitorët në faqen tonë;

    • individët e tjerë të cilët paraqesin kërkesa të ndryshme për marrje informacioni.

    Përpunimi i të Dhënave Personale

    Përpunimi i të Dhënave Personale

    DEKRA Akademie sh.p.k. garanton sistem të lartë sigurie për ruajtjen dhe përpunimin e mëtejshëm të këtyre të dhënave, në përputhje të plotë me parashikimet e Ligjit nr. 9887, datë 10.3.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", të ndryshuar.

    Në faqen zyrtare të DEKRA Akademie sh.p.k., www.dekra.al, në rubrikën "Regjistrohu" kërkohet nga përdoruesi të plotësohen disa të dhëna personale. Me plotësimin online, përdoruesi deklaron se jep pëlqimin e tij për përpunimin e mëtejshëm të informacionit të dhënë, me qëllim marrjen e shërbimit nga DEKRA Akademie sh.p.k.

    Të dhënat jepen vetëm për faqen dhe jo për faqe të tjera të cilat vizitohen nga përdoruesi nëpërmjet lidhjeve të tjera.

    Pala përgjegjëse për trajtimin e të dhënave personale është DEKRA Akademie sh.p.k., me adresë Rruga Bardhok Biba, Pallati Trema, Shkalla A, Kati 3, 1016, Tiranë.

    Përpunimi i të Dhënave Personale

    Përpunimi i të dhënave personale në lidhje me shërbimet që ofrohen nëpërmjet internetit nga kjo faqe menaxhohet nga stafi i zyrës përgjegjëse për përpunimin e të dhënave. Asnjë informacion që rezulton nga shërbimi nëpërmjet internetit nuk komunikohet ose shpërndahet, përveç rasteve kur informacioni kërkohet nga organet kompetente që e fitojnë këtë të drejtë me ligj të veçantë duke respektuar kërkesat e ligjit.

    Të dhënat personale që japin përdoruesit, përdoren vetëm për qëllimin e ofrimit të shërbimit ose për plotësimin e kërkesës dhe i komunikohen ofruesit të shërbimit dhe palëve të treta, vetëm nëse nevojiten për këtë qëllim, duke respektuar kërkesat e ligjit.

    Punëmarrësit e DEKRA Akademie sh.p.k. i nënshtrohen detyrimit për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit, i cili i jepet këtij të fundit për të ushtruar funksionet e tij në bazë Ligjit dhe mund t'ua përhapë atë vetëm autoriteteve të ligjshme. DEKRA Akademie sh.p.k. vlerëson integritetin e tyre përpara se ata të punësohen, si dhe monitoron pajtueshmërinë e tyre mbi detyrimet në lidhje me sigurinë e informacionit. DEKRA Akademie sh.p.k. i ofron udhëzime dhe trajnime stafit të saj për t'i mundësuar të kuptojë dhe të zbatojë përgjegjësitë në respektimin e sigurisë së informacionit.

    Kategoritë e Subjekteve të Të Dhënave që Përpunohen

    DEKRA Akademie sh.p.k. përdor të dhënat personale të kategorive të subjekteve të të dhënave personale të përcaktuara në këtë Politikë dhe i mban ato me qëllim që të ofrojë shërbimin ndaj subjektit të të dhënave. Kjo faqe nuk përfshin lidhjet midis kësaj faqeje dhe faqeve të tjera. DEKRA Ak

    Mënyra e Përpunimit të Të Dhënave Personale

    DEKRA Akademie sh.p.k. garanton secilin përdorues se pas dorëzimit të informacionit dhe të të dhënave në serverin e faqes së internetit të saj, zbatohet një sistem me standard të lartë sigurie për ruajtjen dhe përpunimin e mëtejshëm të këtyre të dhënave, në përputhje me kërkesat e parashikuara në Ligjin nr. 9887, datë 10.3.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", të ndryshuar, si dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij. Këto të dhëna nuk merren për të vendosur lidhje me palët e identifikuara, por sipas natyrës së tyre, nëpërmjet përpunimit ose lidhjes me informacionin dhe të dhënat e palëve të treta, ato mundësojnë identifikimin e përdoruesve.

    Për individët që janë të punësuar pranë DEKRA Akademie sh.p.k. mbahen të dhëna personale, që janë të nevojshme vetëm për qëllimin e punësimit. Këto të dhëna mbahen në vende të sigurta, në sisteme kompjuterike, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe rregullat tona të brendshme. Kur një punëmarrës përfundon marrëdhënien e punës me DEKRA Akademie sh.p.k., përgatitet një dosje në lidhje me periudhën gjatë së cilës ai ka qenë i punësuar. Të dhënat e përfshira në të mbahen të sigurta dhe përdoren vetëm për qëllime me rëndësi të drejtpërdrejtë mbi punësimin e personit deri në përfundimin e afatit të përcaktuar me ligj dhe me rregullat e brendshme.

    Mënyrat e Përpunimit të Të Dhënave Personale

    Të dhënat personale të subjekteve përpunohen në mënyrë elektronike dhe manuale në përputhje të plotë me masat e sigurisë të përcaktuara në dispozitat e Ligjit nr. 9887, datë 10.3.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", të ndryshuar.

    DEKRA Akademie sh.p.k. mbron të dhënat në ambiente dhe sisteme të sigurta, përveç rasteve kur legjislacioni në fuqi e parashikon ndryshe.

    Aksesi në Të Dhënat Personale

    DEKRA Akademie sh.p.k. përpiqet të jetë sa më e hapur për t'i dhënë individëve akses në të dhënat e tyre personale. Individët mund të zbulojnë nëse ne mbajmë ndonjë të dhënë personale, duke na dërguar një "Kërkesë për akses tek të dhënat personale" dhe në bazë të Ligjit nr. 9887, datë 10.3.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", të ndryshuar, brenda një afati prej 30 ditësh nga data e marrjes së kërkesës, DEKRA Akademie sh.p.k. ju informon mbi të dhënat tuaja personale ose ju shpjegon arsyen e mosdhënies së infromacionit.

    Të Dhëna Personale - Informacion për Përdoruesit

    Të Dhëna Personale - Informacion për Përdoruesit

    Nëse ne mbajmë të dhënat tuaja personale, ne do t'ju:

    • informojmë se përse i mbajmë ato;

    • tregojmë se tek cili marrës mund t'i përhapim këto të dhëna;

    • informojmë nëse dhënia e të dhënave personale është e detyrueshme apo vullnetare;

    • japim një përshkrim të tyre dhe nëse është e mundur në një formë të kuptueshme kopje të informacionit.

    Kërkesë për të Dhëna Personale

    Kërkesë për të Dhëna Personale

    Për çdo të dhënë personale që ne mund të mbajmë, si dhe mbi çdo të drejtë që ju në cilësinë e subjektit të të dhënave gëzoni në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.3.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", të ndryshuar, është e nevojshme të bëni një kërkesë me shkrim drejtuar DEKRA Akademie sh.p.k. ose të na e dërgoni në adresën: dpo.al@dekra.com.

    Për informacionin që ne mund të disponojmë në lidhje me ju, mund të na kërkoni të korrigjojmë gabimet në të, nëse ka, duke shkruar në të njëjtën adresë: dpo.al@dekra.com.

    Politika e Privatësisë

    TË DREJTAT E SUBJEKTIT TË TË DHËNAVE PERSONALE

    Individët, të dhënat personale të të cilëve përpunohen, kanë të drejtë që, në bazë të Ligjit nr. 9887, datë 10.3.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", të ndryshuar, të marrin në çdo kohë konfirmimin për ekzistencën ose jo të të dhënave personale dhe të dinë përmbajtjen dhe burimin e tyre, të verifikojnë saktësinë, përditësimin, korrigjimin ose fshirjen, të kërkojnë informacion për qëllimin e përpunimit, për kategoritë e të dhënave personale të përpunuara, transformimin në mënyrë anonime ose bllokimin e informacionit dhe të dhënave që trajtohen në kundërshtim me ligjin, si dhe në çdo rast të kundërshtojnë, për arsye të ligjshme, trajtimin e tyre.

    SIGURIA E TË DHËNAVE PERSONALE QË PËRPUNOHEN

    DEKRA Akademie sh.p.k. përpunon të dhënat personale të kategorive të subjekteve të të dhënave personale me qëllim kryerjen e veprimtarisë së saj në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe rregullat e brendshme.

    DEKRA Akademie sh.p.k. është e angazhuar për të siguruar përdorimin e informacionit me qëllim ruajtjen e integritetit dhe konfidencialitetit të informacionit nën kontrollin e saj, si dhe mbrojtjen nga përdorimi i paautorizuar, ndryshimi, zbulimi apo shkatërrimi, qoftë aksidental ose i qëllimshëm.

    DEKRA Akademie sh.p.k. përdor një qasje të bazuar në risk, gjatë vlerësimit dhe të kuptuarit të rreziqeve, si dhe përdor të gjitha mjetet fizike të personelit, teknike dhe procedurale për të arritur masat e duhura të sigurisë. DEKRA Akademie sh.p.k. merr parasysh zhvillimet në teknologji dhe kostot e zbatimit për të arritur një nivel sigurie të përshtatshëm për natyrën e informacionit dhe të dëmit që mund të rezultojë nga një shkelje e mundshme e sigurisë mbi të dhënat personale.

    Punëmarrësit e DEKRA Akademie sh.p.k.

    mbajnë përgjegjësi ligjore, civile dhe penale lidhur me garantimin e mbrojtjes së të dhënave personale që përpunojnë, si dhe detyrohen të ruajnë konfidencialitetin e informacionit edhe pas mbarimit të funksionit të tyre.

    SI TË NA KONTAKTONI
    Kërkesat për informacion në lidhje me Politikën tonë të Privatësisë mund të dërgohen me email në adresën: dpo.al@dekra.com.

      Kushtet e Përdorimit

      Kushtet e Përdorimit

      KUSHTET E PËRDORIMIT DEKRA Akademie sh.p.k., me qëllim dhënien e informacioneve që lidhen me aktivitetin e saj të formimit profesional, përdor këtë faqe interneti: www.dekra.al. DEKRA Akademie sh.p.k. synon që informacioni i publikuar në faqen e internetit të jetë i plotë dhe i përditësuar dhe ruan të drejtën e pronësisë për këtë faqe interneti, si dhe për materialet e publikuara në të. Përdorimi i kësaj faqeje interneti nënkupton pranimin e Kushteve të Përdorimit, të cilat lexohen së bashku me Politikën e Privatësisë dhe janë të aplikueshme në të gjithë përmbajtjen e faqes. Në rast se vizitori/ përdoruesi i internetit nuk është dakord me ndonjë pjesë të këtyre Kushteve, vizitori/ përdoruesi duhet të dalë nga kjo faqe interneti dhe të mos bëjë asnjë përdorim të mëtejshëm të saj. Ne dëshirojmë t'ju inkurajojmë të lexoni me kujdes kushtet e përdorimit përpara përdorimit të kësaj faqe interneti. Ju nuk duhet të përdorni këtë faqe në ndonjë mënyrë që mund t'i sjellë dëme faqes sonë ose në asnjë mënyrë tjetër e cila mund të jetë e dëmshme, e jashtëligjshme apo të përbëjë mashtrim.

      en_USEnglish