10 infermierë të Kosovës po ndjekin program trajnimi në DEKRA Akademie Selanik.

Pas trajnimit intensiv të tyre për gjuhën gjermane në DEKRA Akademie në Kosovë dhe përfundimit të nivelit B1+B2 të gjuhës gjermane (çertifikatë telc), kandidatët dërgohen në DEKRA Akademie në Selanik për një trajnim intensiv 3 javor.

Trajnimi konsiston në teori dhe praktikë për të ndihmuar kandidatët të përgatiten më mirë për provimin përfundimtar. Përmbajtja trajnimit është rreth psikologjisë, infermierisë, patologjisë, anatomsë dhe praktika (punë sterile).

Ky trajnim mbahet në një nga qendrat më të mira të trajnimit në Evropën Juglindore që përgatit infermierët e ardhshëm për provimin e licencës së infermierisë gjermane FKP (Fachkenntnisprüfung) që do të zhvillohet në Heidelberg. I urojmë fat kandidatëve tanë!

“Kemi mësuar shumë gjatë këtyre 3 javëve si në pjesën teorike ashtu edhe në atë praktike. Trajnimi nga DEKRA Akademie ka qenë shumë i mirë në çdo aspekt”.

Liridona Hasani, Gjakovë.

“Trajnimi ka qenë përvojë interesante, i kam përforcua njohuritë paraprake dhe kam marr shumë njohuri të reja. Shpresoj se ky trajnim do të ndihmojë shumë në të ardhmen. Falenderoj DEKRA Akademie për mundësinë e dhënë”.

Faton Haziri, Prishtinë.

“Gjithsej 10 kandidatë nga Kosova kanë ndjekur për 3 javë trajnimin që do t’i përgatisë ata për provimin përfundimtar. Kandidatët i kanë vënë në praktikë njohuritë teorike. I urojmë të gjithëve sukses në provimin final ”.

Kristin Bacharis, Udhëheqëse e Qendrës për Koordinim dhe Trajnim në DEKRA Akademie Selanik.

DEKRA Akademi në Kosovë përgatit infermierët profesionalisht për punën e tyre, dhe gjithashtu organizon të gjitha proceset burokratike dhe ligjore të nevojshme për akreditimin e certifikatës së tyre, dhe lëshimin e vizave dhe licencës së punës.

sqAlbanian