Stafi i DEKRA Akademie në Kosovë ishte mysafirë në studio tek emisioni i pasdites “BonBon” në Radio Televizionin 21 (RTV21), ku biseduam për mundësinë që kan infermierët e Kosovës për tu punësuar në Gjermani.

Dimitra Rousvanidou, Mexhare Globale e DEKRA Akademie dhe Blerta Kraja, Koordinatore e trajnimeve në DEKRA Akademie ishin të ftuara në një bashkëbisedim në emisionin e pasdites në RTV21 me gazetarin e mirënjohur dhe moderator të emisionit shumë të njohur “BonBon”.

Zonja Rousvanidou tregoj për historinë 100 vjeçare të DEKRA si kompanisë Globale nga Gjermania që është ndër kompanitë më të mëdha në Gjermani për zhvillim dhe aftësim profesional.

Në emision u diskutua edhe për shërbimet falas të DEKRA Akademie në Kosovë si:

  • Mësimin e gjuhës Gjermane nga A1 deri Be
  • Trajnime profesionale dhe çertifikim
  • Ndërmjetësim në punësim dhe transferim në Gjermani
  • Si dhe ndihmë për bashkim familjar.

Tani infermierët e Kosovës kanë mundësi të punojnë në 120 klinika dhe institucione të kujdesit për të moshuarit në Gjermani pasi që të përfundojnë trajnimin në DEKRA Akademie në Kosovë. Trajnimet ofrohen në 7 qendra në të gjitha qytetet kryesore të Kosovës: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjakovë dhe Gjilan.

Për më shumë ju ftojmë të shikoni emisionin e plotë në linkun më poshtë;

DEKRA Akademie Kosovë në RTV21 – emisioni i pasditës “Bon Bon”.
sqAlbanian