Në përvjetorin e saj, DEKRA Akademie në Kosovë ka vendosur të sponsorizojë Doku Fest-in, Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër që organizohet në Prizren për më shumë se 20 vjet.

Festivali u mbajt nga 6 – 14 Gusht në një format hibrid: fizik dhe online. Në këtë edicion special, festivali shfaqi filmat e tij dhe gjithashtu pati shfaqje muzikore në kinematë e hapura si Kino “Lumbardhi” Outdoor, Kino “Kalaja”, DokuKino “Plato”, Kino “Lumi”, dhe Kinema “Solar”, të cilat janë të vendosura në lagje të ndryshme të qytetit të bukur të Prizrenit.

Në qendër të qytetit, DEKRA Akademie kishte shtëpizën e saj ku kalimtarët e rastit mund të merrnin të gjitha informacionet e nevojshme në lidhje me programin dhe regjistrimin. Për të mbështetur këtë aktivitet DEKRA Akademie ftoi trajnerët dhe kandidatët e saj nga të gjitha rajonet e tjera si: Prishtina, Mitrovica, Peja, Gjilani, Frizaj dhe Gjakova.

Ne jemi krenarë që patëm rastin të mbështesim këtë festival dhe komunitetin e artistëve në Prizren dhe Kosovë.

https://dokufest.com/

sqAlbanian