Investimet gjermane në edukim dhe punësim në Kosovë vazhdojnë!

27 Korrik 2021 – Gjatë një ceremonie zyrtare sot u bë hapja e lokacionit të ri të DEKRA Akademie në Gjilan. Të pranishëm në ketë ceremoni ishin Dimitra Rousvanidou – Menaxhere Globale e DEKRA Akademie, Nazim Gagica – Drejtor në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Gjilan, Shaban Tërstena – Drejtor në Shkollën e Mesme të Mjeksisë “Asllan Elezi” në Gjilan, dhe Blerta Baftjari – Koordinatore në DEKRA Akademie Gjilan.   


“Ne mund t’i ofrojmë horizonte të hapura kësaj popullsie të re, ndër më të rejat në Evropë. Ne kemi mundësi të hapim kufij, kemi mundësi të hapim libra, të hapim njohuri të reja, të hapim institucione, të hapim mendje, të hapim zemrat për të mirëpritur kandidatët tuaj që do të bashkohen me programin tonë.  Kjo popullsi e re, do të gjejë rrugën e saj për të arritur gjithçka tjetër siç do të bëjë çdo popullsi tjetër e re në Evropë. Ne do të përpiqemi t’i mbështesim ata, t’u japim atyre të njëjtën mundësi si të rinjtë Gjermanë, Grekë, Italianë, Francezë“ tha zonja Dimitra Rousvanidou.

Ndërsa zotëri Nazim Gagica tha: “Jam jashtëzakonisht i lumtur që marr pjesë në këtë përurim bashkë me drejtorin e shkollës të mjekësisë në përurimin e kësaj hapësire të jashtëzakonshme për të ofrua dije për ju. Ne vizituam këto hapësira dhe në simbolike ne vizituam të gjitha qytetet e Gjermanisë.  Unë falënderoj shume edhe zonjën Dimitra, për këtë bashkëpunim që ka arritur Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan dhe DEKRA Akademie për të dhënë një mundësi shtesë për nxënësit e komunës së Gjilanit. Një mundësi për aftësim, për trajnim, kualifikim, dhe për punësim. Pra, një mundësi, një motivim, një nxitje për qarkullimin e trurit dhe kthimin e trurit, dhe në asnjë variant ikjen e trurit. Unë shpresoj shumë që nga këtu nxënësit tan do të marrin përvojat e jashtëzakonshme nga vendet siç është Gjermania për tu kthyer, dhe për të dhënë kontributin e tyre në vendin tonë” 

Gjithashtu, zotëri Shaban Tërstena gjatë fjalimit të tij tha: “Falënderoj DEKRA Akademie për këtë investim që kanë bërë këtu në Gjilan, për të ofruar kushte më të mira për nxënësit tanë. Nxënësit tanë edhe pa DEKRA Akademie kanë mësy Gjermanin, mirëpo përmes DEKRA Akademie do ta kenë shumë më lehtë, edhe ata që kanë apo nuk kanë mundësi financiare për të marr këtë rrugëtim. Ne veç kemi memorandum mirëkuptimi me DEKRA Akademi, përveçse nxënësit do të keni dobi nga DEKRA Akademie, do të kenë dobi edhe para se të vijnë në DEKRA Akademi nxënësit tjerë që nuk janë sepse në këtë memorandum kemi marrëveshje për trajnim të mësimdhënësve tanë dhe mjete didaktike për shkollën tonë, në mënyrë që dobia të jetë e dyanshme edhe për DEKRA Akademie edhe për shkollën tonë. Urojmë që të gjithë të na kthehen me përvojat e tyre në të ardhmen dhe të sjellin atë përvojë në Kosovë që shëndetësia jonë të jetë e nivelit Gjerman” .

Ndërsa Blerta Baftjari falënderoj pjesëmarrësit dhe ndër të tjera tha: “Jam shume e lumtur qe po ju presim në një ambient kaq të këndshëm dhe inovativ për Gjilanin tonë që i plotëson të gjitha kushtet për mësim kualitativ. Ne po ju mundësojmë kandidatëve tanë aftësim dhe zhvillim profesional në mënyrën më të mirë. Falënderoj DEKRA Akademi për frymën Gjermane që e keni sjell në qytetin tonë të bukur të Gjilanit” 

E themeluar zyrtarisht në vitin 2019, DEKRA Akademie në Kosovë ka hapur dyert e saj për infermierët e licencuar që kanë dëshirë të punojnë në Gjermani dhe është e pranishme me qendrat e saj edhe në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj dhe Gjakovë. DEKRA Akademie është një nga kompanitë më të mëdha të aftësimit profesional në Gjermani e cila bashkëpunon me më shumë se 120 klinika dhe institucione të kujdesit për të moshuarit në Gjermani.

DEKRA Akademie momentalisht ka thirrjen e hapur për kandidatë të interesuar për të filluar rrugëtimin e tyre drejt një karriere si infermier në Gjermani.


sqAlbanian