Iliriana shkon për të punuar në München!

Ilirjana Fazliu nga qyteti i bukur i Ferizajt, i besoi rrugëtimit të saj të zhvillimit profesional Akademinë DEKRA në Kosovë. Pas një pune të madhe dhe përkushtimit në mësimin e gjuhës gjermane dhe përfundimin e trajnimeve profesionale, me ndihmën e trajnerëve tanë profesionistë, Ilirjana mori licencën gjermane të infermierisë. Pas përfundimit të dokumenteve, ajo mori vizën e punës në Gjermani!

Iliriana do të jetojë dhe punojë në München, një nga qytetet më të mëdhenj të Gjermanisë, ajo do të punojë në Klinikën Muenchenstift si infermiere. Dekra Akademie në Kosovë i dëshiron Ilirjanës sukses në karrierën e saj të re.

Çdo kandidat për infermier në #DEKRAAkademie në Kosovë, që kalon me sukses trajnimin dhe kualifikimin profesional, merr një licencë gjermane të infermierisë për tërë jetën dhe mund të shkojë në më shumë se 2.000 lokacione në Gjermani për të punuar si infermiere.

sqAlbanian