Telegrafi.com: Akademia që po u hap dyert Infermierëve të Kosovës për të punuar në Gjermani

DEKRA Akademie është një ndër ndërmarrjet më të mëdha private të formimit profesional në Gjermani, u themelua zyrtarisht edhe në Kosovë në vitin 2019 ku hapi dyert për infermierët e përgjithshëm dhe të pediatrisë që duan të punojnë në Gjermani.

Me 7 qendra trajnimi në mbarë vendin: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë, DEKRA Akademie sigurohet që të ketë trajnime me cilësi të lartë dhe me efikasitet. Falë programit të saj, trajnerëve dhe materialeve më të fundit mësimore DEKRA Akademie mund t’u përgjigjet nevojave të klientëve të saj për karrierë profesionale. DEKRA Akademie ofron mundësinë e aftësimit, trajnimit dhe certifikimit të infermierëve sipas normave të shtetit Gjerman.

Mirëpo cilat janë përfitimet FALAS të kandidatëve që regjistrohen në programi e DEKRA Akademie në Kosovë:

  • Kursi i gjuhës Gjermane nga niveli fillestar A1 deri në B2.
  • Trajnim teorik dhe praktik profesional në Greqi ose Shqipëri.
  • Aftësim për Licencë Gjermane të Infermierisë
  • Kontratë pune si Infermier në Gjermani

Kush mund të regjistrohet?
Të gjithë infermierët e përgjithshëm ose të pediatrisë që plotësojnë këto kushtet:

  • Kanë mbaruar me sukses ose janë në përfundim të shkollës së mesme të mjekësisë.
  • Kanë mbaruar me sukses ose janë në përfundim të studimeve Bachelor të Infermierisë.
  • Kanë një Licensë Infermierie ose janë duke ndjekur praktikën për Licensim pas studimeve të shkollës së mesme ose Bachelor.

Të gjithë kandidatëve të interesuar DEKRA Akademie u bën thirrje për regjistrim meqenëse grupet e tetorit janë në formim e sipër si dhe vendet mbeten të limituara.

Të gjithë infermierët të cilët plotësojnë kriteret dhe janë të interesuar për më shumë informacione mund të kontaktojnë menjëherë në +383 48 552 552.

Në këtë link mund ta lexoni artikullin edhe në telegrafi.com

https://telegrafi.com/akademia-qe-po-u-hap-dyert-infermiereve-te-kosoves-per-te-punuar-ne-gjermani/

sqAlbanian