Kandidatët tanë nga DEKRA Akademie në Ferizaj vizituan fëmijët në pediatri për tua sjell një buzëqeshje më shumë gjatë festave të fundvitit.

Gjatë orës së mësimit në qendrën e trajnimit të DEKRA Akademie në Ferizaj kandidatët tanë bashkë me mësimdhënësen e gjuhës gjermane Flaka Ramadani kishin për temë pediatrinë, duke bashkëbiseduam ata vendosën që ta bëjnë një vizitë në Pediatri në Ferizaj dhe tu sjellin lodra fëmijëve atje. Me që edhe është kohë e festave të fundvitit bashkë me Elmaze Lohaj koordinatoren e DEKRA Akadenie në Ferizaj vizituan repartin e Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajit. Atje u pritën shumë mirë nga fëmijët, prindërit dhe stafi i spitalit dhe u falënderuan për këtë iniciativë. Urojmë që viti i ri tu sjell më shumë shëndet dhe hare fëmijëve në vendin tonë dhe në të gjithë botën


“Projekti “Një buzëqeshje më shumë” kishte për qëllim gëzimin e fëmijëve që për fat të keq ditët e fundit të 2021 po i kalojnë në spital. Ne ishim shumë të lumtur që sollëm një buzëqeshje më shumë për këtë vit dhe shpresojmë që 2022 do të jetë vitë i mbushur me lumturi. Gëzimi i fëmijëve dhe familjareve ka qenë gëzimi ynë”, tha mësimëdhënësja Flaka Ramadani.

“Gjatë vizitës në repartin e Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajit kemi hasur një mirëpritje shumë të mirë si nga drejtoresha, motrat medicinale, e veçanërisht nga prindërit dhe fëmijët. Gëzimi në sytë e fëmijëve na ka inkurajuar edhe më shumë që të ndërmarrim serish iniciativa të tilla”, tha
Kandidatja Blinera Arifi.

DEKRA Akademie është një nga kompanitë private më të mëdha të aftësimit profesional në Gjermani, në Kosovë u themelua zyrtarisht në 2019 dhe ka hapur dyert për infermierët e licencuar që duan të punojnë në Gjermani.

Ne jemi krenar për suksesin e kandidatëve tanë të treguar në klinika në të gjithë Gjermaninë.

sqAlbanian