11/06/2024
Jeni të gatshëm të ofroni suportin tuaj në pozicionin Specialist në Departmentin Transfer në Degën tonë në Kosovë? Atëherë bashkohuni me ekipin tonë!
Detyrat funksionale:
- Zbaton procesin e transferimit të pjesëmarrësve sipas manualit të miratuar nga DEKRA për Projektin e Mërgimit të Ekspertëve;
- Asiston dhe informon pjesëmarrësit mbi procedurat e nevojshme si njohja e diplomave, plotësimi i formularëve të ndryshëm, etj.;
- Bashkëpunon me personat përgjegjës në kompani, si dhe me ata në kompanitë e Grupit DEKRA;
- Menaxhon kontratat midis DEKRA dhe pjesëmarrësve;
- Menaxhon ofertat e punësimit të pjesëmarrësve dhe takimet midis tyre dhe punëdhënësve të mundshëm.
Aftësitë dhe kualifikimet:
- Të ketë kryer studimet në administrim biznesi, ekonomik, shkenca sociale, gjuhë të huaja ose degë të ngjashme.
- Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
- Njohuri të mira të gjuhës Gjermane do përbënin avantazh
- Fleksibël në bashkëpunim dhe i/e gatshëm të ndajë informacionin.
- I/e aftë të punojë i/e orientuar ndaj kërkesave të klientit.
- Njohuri të mira të paketës MS Office.
- Rezident/e në Republikën e Kosovës.
Çfarë ofrojmë?
- Punë interesante dhe sfiduese në administratë.
- Mundësi zhvillimi profesional dhe personal.
- Mundësi për të punuar në kompani ndërkombëtare.
- Pagë e kënaqshme.
Vendndodhja: Prishtinë, Kosovë.
AFATI PËR DËRGIMIN E APLIKIMIT: 08.03.2024.
Ju lutem dërgoni CV-në, kopje të skanuara të diplomave dhe/ose kualifikimeve tuaja në adresën: hr.al@dekra.com.
Në pritje të aplikimit tuaj!