0
Uncategorized

Jeni të gatshëm të ofroni suportin tuaj në pozicionin Specialist në Departmentin Transfer në Degën tonë në Kosovë? Atëherë bashkohuni me ekipin tonë!

Detyrat funksionale:

  • Zbaton procesin e transferimit të pjesëmarrësve sipas manualit të miratuar nga DEKRA për Projektin e Mërgimit të Ekspertëve;
  • Asiston dhe informon pjesëmarrësit mbi procedurat e nevojshme si njohja e diplomave, plotësimi i formularëve të ndryshëm, etj.;
  • Bashkëpunon me personat përgjegjës në kompani, si dhe me ata në kompanitë e Grupit DEKRA;
  • Menaxhon kontratat midis DEKRA dhe pjesëmarrësve;
  • Menaxhon ofertat e punësimit të pjesëmarrësve dhe takimet midis tyre dhe punëdhënësve të mundshëm.

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Të ketë kryer studimet në administrim biznesi, ekonomik, shkenca sociale, gjuhë të huaja ose degë të ngjashme.
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
  • Njohuri të mira të gjuhës Gjermane do përbënin avantazh
  • Fleksibël në bashkëpunim dhe i/e gatshëm të ndajë informacionin.
  • I/e aftë të punojë i/e orientuar ndaj kërkesave të klientit.
  • Njohuri të mira të paketës MS Office.
  • Rezident/e në Republikën e Kosovës.

Çfarë ofrojmë?

  • Punë interesante dhe sfiduese në administratë.
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe personal.
  • Mundësi për të punuar në kompani ndërkombëtare.
  • Pagë e kënaqshme.


Vendndodhja: Prishtinë, Kosovë.

AFATI PËR DËRGIMIN E APLIKIMIT: 08.03.2024.

Ju lutem dërgoni CV-në, kopje të skanuara të diplomave dhe/ose kualifikimeve tuaja në adresën: hr.al@dekra.com.

Në pritje të aplikimit tuaj!

Related Posts

sqAlbanian